Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet ish-efektivi i policisë në Laç


Një ish-efektiv policie është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Laç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 7 e 20 të mëngjesit ndërsa viktima është identifikuar si Xhelal Reçi. 60-vjeçari është qëlluar për vdekje pranë një banke.

Mësohet se Reçi është qëlluar për vdekje pranë bizneseve të tij në qytetin e Laçit, një butik e një bar kafeje. Pranë lumit në Milot është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve të atentatit.

Një vit më parë, djalit të viktimës, Besnik Reçit iu bë atentat në rrugën Lezhë-Shëngjin.

Ai po udhëtonte bashkë me bashkëshorten e dy fëmijët kur dy persona me motor e ndoqën dhe qëlluan mjetin me tre plumba. Motivet e ngjarjes së atëhershme nuk janë zbardhur ende.

Njoftimi

“Rreth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”