Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i katërfishtë në Berat, makina përplaset me tre mjete të tjera dhe godet betonin ndarës të rrugës


Një aksident i katërfishtë ka ndodhur sot në Berat, në aksin midis Urës së Varur dhe Urës së Goricës.

Sikurse raporton “Balkanweb”, një automjet tip “Fiat Stilo” që qarkullonte me shpejtësi, ka goditur disa mjete që lëviznin në rrugë përpara tij dhe më pas ka përfunduar i përplasur me betonin ndarës të rrugës.

Në aksident u përfshinë katër automjete, dy prej të cilave të tipit “Mercedes Benz”, njëra “Volswagen Golf” dhe një “Fiat Stilo”.

Për fat të mirë, nuk ka njerëz të lënduar nga ky aksident, i cili mund të kishte rezultuar edhe fatal. Si pasojë e ngjarjes u bllokua qarkullimi i automjeteve për rreth 30-minuta, duke krijuar radhë të gjata makinash në të dyja krahët.