Vendosni fjalën kyçe....

Macron dhe Merkel propozojnë rregulla të përbashkëta kundër variantit Delta të Covid-19


Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel u bënë thirrje udhëheqësve të tjerë të Bashkimit Evropian që të vendosin rregulla më të ashpra për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së – të tilla si Britania – për të luftuar variantin Delta të koronavirusit.

Merkel, duke mbërritur në Bruksel për një samit të BE-së, tha se do të lobojë për një qasje më të koordinuar, veçanërisht ndaj turistëve nga rajonet ku janë të përhapura variantet e koronavirusit. “Ne padyshim që jemi të shqetësuar për variantin Delta”, u tha Merkel gazetarëve.

Macron kërkoi nga vendet e BE-së që të jenë jashtëzakonisht vigjilente në lidhje me variantin, i cili është zbuluar për herë të parë në Indi. Ky variant duket se është shumë më infektues dhe se prek njerëz që nuk janë plotësisht të vaksinuar. Macron tha se BE-ja duhet të marrë vendime të koordinuara për hapjen e kufijve për njerëzit nga vendet e tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *