Vendosni fjalën kyçe....

Ia thonë mbiemrin disa herë gabim, kryeparlamentarja korrigjon gazetarët: “Ta përcaktojmë njëherë e përgjithmonë, e kam Nikolla!”


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka thirrur sot gazetarët në një bashkëbisedim për herë të parë që pas marrjes së kësaj detyre.

E pavarësisht se zonja Nikolla nuk është e re në politikë, e as e re në postet e larta pasi ka qenë edhe ministre e Arsimit, gazetarët njëri pas tjetrit ia thirrën mbiemrin “Nikolli” dhe jo “Nikolla” siç ajo e ka.

Kjo gjë mesa duket e ka nervozuar kryeparlamentaren, e cila pas përsëritjes gabim të mbiemrit të saj i korrigjoi gazetarët.

“Një gjë, mbiemri im është Nikolla, që ta përcaktojmë njëherë e përgjithmonë. Mbiemrin e kam Nikolla, faleminderit!”– u shpreh ajo.