Vendosni fjalën kyçe....

Studiuesit në Milano izolojnë koronavirusin, hapat e tjerë zhvillim i antitrupave dhe më pas vaksinave


Studiuesit nga spitali Sacco në Milano, kanë arritur të izolojnë koronavirusin. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Institutit të Shkencave Bio-mjekësorë, Massimo Galli, i cili ilustroi rezultatet e punës kërkimore.

Hapi tjetër do të jetë studimi i zhvillimit të antitrupave, e më pas vaksinave dhe kurave ndaj virusit vdekjeprurës.

“Ne izoluan virusin nga 4 pacientë. Arritëm të izolojmë viruset autoktone, shumë të ngeshme me njëra-tjetrën, por me ndryshimet e zhvillimit në secilin pacient individual. Tani do të ndjekim sekuencat molekulare dhe të gjurmojmë çdo virus për të kuptuar se çfarë ndodhi, si qarkulloi dhe në sa kohë”, tha ai.