Vendosni fjalën kyçe....

Boçi thirrje qytetarëve: Dilni votoni masivisht ndryshimin


Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë në Elbasan Luçiano Boçi u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë masivisht.

Ai deklaroi se nëse qytetarët duan një bashki me shërbime më të mira e me zhvillim ekonomik, duhet të dalin sot të votojnë ndryshimin.

“Dilni masivisht në votime nëse doni një bashki me shërbime më të mira dhe me zhvillim ekonomik. Fitorja është e sigurt, ndryshimin e kërkon sot i madh e i vogël. Bashkë do e sjellin e bashkë do e bëjmë ndryshimin, Sot vendoset fati i qytetit dhe i fëmijëve tanë. Dilni dhe votoni, bëhuni pjesë e ndryshimit dhe e fitores për bashkinë që do i përkasë që nga nesër të gjithë qytetarëve. PS e ka mbështetur fushatën e saj në akuza të pista, siç edhe kanë qenë akuzat pararendëse. Ne jemi thirrur nga komisionarët tanë për shkak të pranisë së autoriteteve administrative bashkiake të zyrtarit  që nuk duhet të jenë të pranishëm atje. Ne nuk kemi kërkuar me dhunë votën e administratës siç edhe e ka kërkuar PS.” – tha Boçi