Vendosni fjalën kyçe....

Premtimi i Johnson: Brenda vitit 2035, e gjithë energjia në Britani do prodhohet nga burime të rinovueshme


Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të njoftojë këtë javë se e gjithë energjia elektrike në Mbretërinë e Bashkuar do të vijë nga burime të rinovueshme deri në vitin 2035, raportoi ‘The Times’ më herët këtë javë.

Deklarata ka të ngjarë të bëhet gjatë një fjalimi në konferencën që njofton një rritje të investimeve shtetërore në energjinë e rinovueshme dhe bërthamore, shkruan gazeta.

Siç vërehet në raport, njoftimi vjen teksa Mbretëria e Bashkuar përballet me një mungesë të paparë të karburantit dhe çmimet në rritje të gazit. Johnson pritet të thotë se plani i ri i investimeve në burimet e rinovueshme do të ndihmojë vendin të arrijë qëllimin e tij të çlirimeve zero deri në vitin 2050 ose më shpejt, sipas raportit.

“Ballafaqimi me koston e energjisë elektrike është një nga gjërat afatgjata që qeveria duhet të bëjë. Ne duhet të kthehemi te energjia bërthamore, duhet të rrisim prodhimin tonë të energjisë së pastër. Kjo do të sjellë që kostoja e energjisë të zbresë dhe do ulë koston e transportit.” – tha Johnson për ‘The Times’ në një intervistë.

Në vitin 2020, vetëm 43% e energjisë elektrike të vendit u krijua nga burime të rinovueshme të energjisë, ndërsa 40% doli nga gazi, nafta dhe qymyri, dhe pjesa tjetër nga energjia bërthamore, sipas raportit.