Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Sarandë, 5 persona përfundojnë në spital


Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku pesë persona kanë  mbetur të plagosur.

Mësohet se dy makina të tipit “Benz Mercedes” janë përplasur në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, në Finiq. Si pasojë kabë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe tre persona të tjerë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 04:25, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” Finiq janë përplasur dy automjete të tipit Benz Mercedes në pronësi të shtetasve E.V dhe P.D.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë (në total 5 shtetas), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *