Vendosni fjalën kyçe....

A keni frikë se shkarkoheni nga Gjykata Kushtetuese? Meta u përgjigjet gazetarëve: Jam tepër i qetë dhe krenar


Gjatë një prononcimi për mediet nga Pogradeci, presidenti Ilir Meta foli lidhur me nismën për shkarkimin e tij.

Meta thotë se nuk egziston asnjë çështje në Komsionin e Venecias për të, por se kjo është një çështje politike. Ai thotë se nuk ndihet aspak i shqetësuar, por krenar për gjithë veprimtarinë e tij për mbrojtjen e Kushtetutës.

“Nuk egziston asnjë çështje në Venecia për Presidentin. Ajo është çështje politike. Nuk jam i shqetësuar, jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e kushtetutës. E cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, për të pasur sot një situatë aspak të dëshirueshme. Negociatat tashmë duhet  të ishin hapur, në rast se do dëgjohej presidenti mbi zgjidhet vendore apo gjykatën kushtetuese. Presim një vendim të gjykatës kushtetuese për zgjedhjet vendore, në pikpamjen e time është një çështje e qartë.”- iu përgjigj Meta pyetjeve të gazetarëve.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e shkarkimit të presidentit, për të cilin është votuar në Kuvend.