Vendosni fjalën kyçe....

Hapet kontejneri me banane në Portin e Durrësit, shoqërohen punonjësit e sigurisë dhe terminalit


30 persona janë shoqëruar nga policia në portin e Durrësit.

Të shoqëruarit, raportohet se janë punonjës të sigurisë së portit dhe punonjës të terminalit.

Shoqërimet lidhen me një kontejner bananesh, i cili rezulton i hapur dhe prej tij mungojnë disa arka.

Hapja e kontejnerit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit.

Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike. Shoqërimet janë bërë gjithë natën.

Burimet thonë se kontejneri është hapur pa kaluar në skaner. Duke qenë se porti është i pajisur nga kamerat e sigurisë, aktualisht po analizohen pamjet për të parë se kush ka ndërhyrë në mjet.