Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët banesa pranë burgut të Vlorës, digjet dhe një makinë


Përfshihet nga flakët një banesë pranë burgut të Vlorës. Flakët mendohet se fillimisht kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre e më pas edhe banesën që ndodhet në një zonë ngjitur me paraburgimin e Vlorës.

Nga flakët dyshohet se është djegur edhe një makinë e cila ka qenë e parkuar anës gardhit të banesës.

Forca të shumta policie dhe dy mjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.