Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria pjesë e ‘Green Pass’ për të lëvizur lirisht në BE, po Brukseli s’i njeh vaksinat kineze e ruse


Kryeministri Rama u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që ta vaksinohen masivisht kundër Covid-19 pas hyrjes në fuqi të ‘Green Pass’ në BE, që u mundëson lëvizjen e lirë qytetarëve shqiptarë në vendet e BE-së.

Ai tha se programi i vaksinimit në vend do ecë me ritme të shpejta duke theksuar se ata që nuk janë vaksinuar ende do hasin vështirësi për të lëvizur lirisht.

Po ka vetëm një problem të cilin kreu i qeverisë nuk e preku. ‘Green Pass’ u mundëson lëvizjen e lirë vetëm atyre personave që janë vaksinuar me vaksinat Pfizer ose AstraZeneca, shkruan Reporter.al.

Tirana zyrtare ka përdorur deri tani për vaksinimin e popullatës, vaksinat Pfizer, AstraZeneca, kinezen Sinovac e rusen Sputnik, që nuk njihet nga BE-ja. Kësisoj qytetarët shqiptarë të vaksinuar me Sinovac nuk janë pjesë e ‘Green Pass’ për lëvizjen e lirë në vendet e BE-së.

“BE aprovon Shqipërinë, Izraelin dhe Marokun, duke dhënë edhe një shembulll kuptimplotë të progresit tonë digjital, për të gjithë ata që dëshirojnë t’u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija deri edhe ku nuk ka,” deklaroi Rama dje.

Ndërsa ai u pasua edhe nga reagimi i ambasadorit të BE-së në Tiranë.

“Lajm shumë i mirë, tani është koha për të marrë vaksinën.” – tha Soreca.

Certifikata Evropiane e vaksinimit mundëson mbartësit e saj që të udhëtojnë pa pasur nevojë të karantinohen në vendin e mbërritjes dhe pa pasur nevojë të bëjnë test tampon para se të udhëtojnë. Gjithsesi, këto certifikata do të jenë të vlefshme vetëm për llojin e vaksinave të miratuara në të gjitha vendet e BE-së, me pak fjalë, Pfizer, Moderna, AstraZeneka dhe Johnson.