
Është gjetur arma me të cilën 56-vjeçari me iniciale Sh.O. dyshohet se plagosi çiftin S.D. e N.D. në fshatin Gosë.
Arma u gjet e fshehur në një mur ndërsa përveç saj policia sekuestroi edhe një shumë të hollash.
“Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gosë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D.Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetsin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta”, thotë policia në komunikatën zyrtare.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”