Vendosni fjalën kyçe....

7 herë me thikë, arrestohet shqiptari në Itali për krim ndaj rumunit


Një shqiptar 48 vjeç është arrestuar në Itali pas sulmit 7 herë me thikë ndaj një rumuni.

Ngjarja, siç raportojnë mediet italiane ka ndodhur në Ladispoli. Nuk bëhet i ditur emri i shqiptarit por mësohet se 62-vjeçari nga Rumania ka përfunduar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Për të sqaruar dinamikën e ngjarjes karabinierët italianë kanë pyetur dëshmitarët.

Ende nuk dihet shkaku i goditjes me thikë. Policia italiane bën të ditur se shqiptari ishte me precedentë dhe kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu.