Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët një banesë në Pogradec


Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:10 të mbrëmjes në banesën e shtetasit me inicialet P.S.

Për fat të mirë, nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Më datë 16.10.2022, rreth orës 22:10, në fshatin Vërdovë, ka rënë zjarr tek banesa në pronësi të shtetasit P. S. Si pasojë nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”– bën me dije Policia.