Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja me 6 plumba e 24-vjeçarit në Berat, shpallen në kërkim autorët e dyshuar (Emrat)


Janë shpallur në kërkim dy autorët e plagosjes së 24-vjeçarit Tajar Fetiu në Berat. Ata janë 30-vjeçari Arnold Azizolli e 30-vjeçari Amarildo Dule.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e mbrëmshme në lagjen ‘Dëshmorët e Kombit’, ku Fetiu u qëllua me gjashtë plumba në rrugicën e banesës së tij.

Ky i fundit jetonte në Londër dhe ishte kthyer me pushime në Shqipëri ndërsa familja e tij jetonte në Tiranë.

Njoftimi

Berat

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur 24-vjeçari. Shpallen në kërkim dy shtetasit e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje. Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Berat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve:

Arnold Azizolli, 30 vjeç dhe Amarildo Dule, 30 vjeç, të dy banues në Berat.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Xhamia e Sahatit” kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Tajar Fetiu, 24 vjeç, banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.