Vendosni fjalën kyçe....

Rusia i bën thirrje Izraelit: Ndal sulmet ajrore në Siri


Rusia ka reaguar lidhur me sulmet Izraelite në Siri. I dërguari presidencial për Sirinë, Alexander Lavrentiev ka deklaruar se Rusia kundërshton kategorikisht sulmet ajrore izraelite në territorin sirian dhe kërkon që ato të ndalen.

Lavrentiev foli të mërkurën pas takimit të 19-të ndërkombëtar për Sirinë në Astana.

“Sa i përket sulmeve ajrore izraelite, ne jemi ashpër kundër veprimeve të tilla nga izraelitët, edhe pse ata ende thonë se kjo është e drejta e tyre ligjore. Por ne shohim që njerëzit po vdesin, jo vetëm infrastruktura dhe arsenali që po shkatërrohet, dhe e gjithë kjo po ndodh sot në territorin e një shteti sovran. Veprime të tilla, natyrisht, janë të paligjshme dhe nuk përputhen me asnjë normë dhe ligj ndërkombëtar. Ne jo vetëm që bëjmë thirrje, por kërkojmë që Izraeli të ndalojë këto sulme ajrore dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.”– tha ai sipas TASS.

Lavrentiev shprehu keqardhjen që Izraeli ende nuk po e dëgjon opinionin e Rusisë për këtë çështje.

“Unë mendoj se ky qëndrim nga ana e qeverisë izraelite kërkon përshtatje.”- theksoi ai.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur bombardimet ruse ndaj Kievit nuk kanë të ndalur.