Vendosni fjalën kyçe....

“Kjo është shtëpia e tij” – Manchester United firmos me Jadon Sancho për 100 milionë euro


Jadon Sancho e ka përshkruar kalimin e tij prej 100 milionë dollarësh te Manchester United si një ‘ëndërr të realizuar’, duke pozuar me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer pasi nënshkroi lëvizjen e tij përpara sezonit të ri të Premier League.

Një nga talentet e kombëtares së Anglisë pësoi një fund të trishtë të një fushate të paharrueshme në Euro 2020 më pak se dy javë më parë, duke u bërë një nga tre yjet e kombëtares së ‘3 Luanëve’ që humbën 11-metërshin në finalen ndaj Italisë në stadiumin mitik ‘Wembley’.

Sancho ka qenë pjesë e Dortmundit në Gjermani për disa sezone duke qenë një nga talentet e Bundesligës gjermane.

“Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës Dortmundit që më dha mundësinë për të luajtur futboll të klasit të parë, megjithëse gjithmonë e dija që do të kthehesha në Angli një ditë,” tha Sancho, i cili e nisi karrierën në radhët e të rinjve në Watford si fëmijë para se të bashkohej me rivalët kryesorë të United, Manchester City, në moshën 14-vjeçare.