Vendosni fjalën kyçe....

Rama saktëson kur nis zbatimi i urdhrit për pezullimin e transportit publik


Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se kur do të nisë pezullimi i transportit urban në Tiranë e në Durrës. Ditën e djeshme u dha lajmi se kryebashkiaku Erion Veliaj kishte dhënë urdhër që të ndërpritej transporti urban në qytet, mirëpo mëngjesin e sotëm autobusët nisën të qarkullonin si çdo ditë tjetër.

Por Rama sqaron se ky urdhër i ri do të nisë të zbatohet sot në mesditë, ndërsa shton se po punohet për të bërë gati dhe transportin e dedikuar për bluzat e bardha që janë në frontin e luftës me koronavirusin.

 “NGA SOT NË MESDITË NUK KA TRANSPORT URBAN NË TIRANË dhe DURRËS

PO BËJMË GATI TRANSPORTIN E DEDIKUAR PËR MJEKËT dhe INFERMIERËT”– shkruan Rama.

Deri tani në vendin tonë janë regjistruar 15 persona me koronavirus, një prej të cilëve ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një të  moshuar në Durrës e cila kishte një javë e shtruar në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *