Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 81 numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani, mbi 1 mijë njerëz të zhdukur


Numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga përmbytjet në pjesën perëndimore të Gjermanisë është rritur në të paktën 81, ndërsa mijëra njerëz raportohen të zhdukur.

Sipas transmetuesit gjerman ARD, 50 nga viktimat janë vetëm në rajonin Rheinland-Pfalz. “Frika është se do të ketë më shumë.”- tha një zëdhënës i policisë në mëngjes.

Ndërkohë më shumë se 1.000 njerëz ishin zhdukur në rajonin Neuenahr-Ahrweiler.

Reshjet rekord në Evropën perëndimore bënë që lumenjtë të dilnin nga shtrati, duke sjellë përmbytje kudo. Akoma më shumë shi është parashikuar në të gjithë rajonin të Premten.

Shkollat janë të mbyllura dhe lidhjet e transportit janë ndërprerë rëndë në të gjithë pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Shkalla e vërtetë e dëmeve ende nuk është e qartë, sepse shumë fshatra kanë mbetur të izoluara.