Vendosni fjalën kyçe....

E ardhmja e Ikardit s’dihet ende, por para stadiumit të Torinos nis shitja e fanelave


Largimi I Ikardit nga Interi është çështje kohe duke qenë se marëdhëniet mes palëve janë krisur dhe zor se do rregullohen sërish.

Destinacioni i  argjentinasit nuk dihet ende pasi në gjurmët e tij janë një numër i madh klubesh në Evropë por para stadiumit të Juventusit shitësit ambulantë kanë nisur të tregtojnë fanelën me numër 9 të Juventusit që në shpinën e saj mban emrin e Ikardit.

Ardhja e Ikardit në Torino është shumë e kërkuar nga drejtuesit e klubit madje edhe nga tifozët e ekipit që në kërkim të çdo trofeu duan të afrojnë në ekip lojtarët më të mirë.  


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *