Vendosni fjalën kyçe....

Maqedonia e Veriut mbyll Qafë Thanën, dhjetëra punëtorë ditorë bllokohen në kufi (Video)


Dhjetëra punëtorë ditorë shqiptarë që punojnë në Maqedoninë e Veriut janë bllokuar që prej ditës së djeshme në pikën kufitare të Qafë Thanës pas mbylljes së saj nga Shkupi zyrtar.

Ata janë shprehur se nuk kanë asnjë informacion për mbylljen dhe se çfarë do ndodhë me ta.

Në një deklaratë për Syri TV, punëtorët thanë se bëhet fjalë për më shumë se 150 persona që kanë mbetur të bllokuar e pa punë.

Ata u kërkojnë  autoriteteve shqiptare që të bisedojnë me palën e Maqedonisë së Veriut për të zhbllokuar gjendjen, pasi puna në vendin fqinj shtë i vetmi burim jetese për ta.

*Video Credit: Syri