Vendosni fjalën kyçe....

Sandër Lleshaj u kallëzua në SPAK për tenderin e uniformave nga deputetët e opozitës parlamentare (Dokumenti)


Grupi parlamentar demokrat i opozitës parlamentare ka kallëzuar në SPAK tenderin e uniformave të policisë me vlerë 25 milionë euro.

Kallëzimi është bërë në vitin 2020 ndërsa sot SPAK ka arrestuar tetë zyrtarë e ish-zyrtarë mes të cilëve edhe ish-drejtoresha e Prokurimeve Publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari.

Kallëzimi është bërë në kohën kur ministria drejtohej nga Sandër Lleshaj ndërsa deputetët demokratë akuzuan ish-ministrin Lleshaj e zyrtarë të tjerë në ministrinë e drejtuar prej tij për vepra të ndryshme penale mes të cilave shpërdorim detyre e korrupsion.