Vendosni fjalën kyçe....

“Humbja e vendit të punës e shkarkimet më të frikshme se Covid” – Protestë masive në Korenë e Jugut kundër kufizimeve Covid-19


Rreth 8,000 persona marshuan nëpër qendër të kryeqytetit koreano-jugor, Seul, të shtunën, pavarësisht paralajmërimit të kryeministrit se tubimi do të shkaktojë një rritje në rastet Covid-19.

Sindikatat kishin planifikuar të mbanin një tubim në Yeouido, në Seulin perëndimor, por ata vendosën të mblidheshin në një vend të ri pasi policia u përpoq t’i bllokonte.

“Ne jemi mbledhur këtu për të mbrojtur jetën dhe punësimin e sigurt të punëtorëve.” – tha shefi i Sindikatës Yang Kyung-soo gjatë tubimit, i cili zgjati për rreth dy orë, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.

Anëtarët e sindikatës kërkuan që të ndërpriten shkurtimet e vendeve të punës, të rritet paga minimale dhe të rritet mbështetja për punëtorët e prekur nga bllokimet e Covid-19.

Të enjten, qeveria e Koresë së Jugut shtyu për të paktën një javë planin e saj për të hequr disa nga kufizimet që kanë të bëjnë me pandeminë.

Kryeministri Kim Boo-kyum u bëri thirrje sindikatave të shtyjnë tubimin për shkak të kufizimeve të Covid-19 dhe kërcënoi protestuesit me veprime ligjore nëse ata nuk bindeshin.