Vendosni fjalën kyçe....

Danimarka mund Çekinë, kualifikohet në gjysmëfinalet e Euro 2020


Danimarka është gjysmëfinalistja e tretë e Euro 2020.

Ajo mundi Çekinë me rezultatin 2-1. Golat e fitores për danezët u shënuan në pjesën e parë nga Delaney e Dolberg në minutat 5’ e 42’.

Me nisjen e pjesës së dytë çekët e rritën ritmin e lojës duke shënuar një gol të shpejtë nga i zakonshmi Schick në minutën 49’.

Pjesa e dytë u zhvillua e ekuilibruar me Çekinë që u përpoq më shumë në minutat  e fundit po pa mundur të barazojë.

Sot në mbrëmje do përcaktohet gjymëfinalisti i fundit në sfidën mes Anglisë e Ukrainës. Më herët janë kualifikaar në gjyamëfinale Spanja e Italia.