Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen katër makina në rrugën Lezhë-Shkodër, plagosen 8 persona


8 persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në rrugën Lezhë-Shkodër. Në aksident u përfshinë katër makina ndërsa mes të plagosurve 5 janë të mitur. Përplasja ndodhi pranë fshatit Mabë të Lezhës.

Ndër të lënduarit njëri është në gjendje të rëndë ndërsa të tjerët nuk kanë rrezik për jetën.

Pas përplasjes njëra nga makinat përfundoi jashtë rruge ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave dhe manovrat e gabuara në rrugë.

Ditët e fundit Policia Rrugore ka nisur një aksion të gjerë në mbarë vendin duke arrestuar dhjetra shoferë, duke pezulluar qindra patenta e duke vendosur mijëra gjoba.

Aksioni i policisë vjen pak ditë pas aksidentit tragjik në rrugën Fier-Vlorë ku u shua një familje emigrantësh shqiptarë me katër anëtarë që sapo kishte ardhur nga Greqia për pushime.

Ajo u godit nga pas nga një mjet me të cilin udhëtonin tre të rinj, të cilët u plagosën.