Vendosni fjalën kyçe....

Trump e të burgosurit e 6 janarit bashkëpunojnë në një këngë


Ish-presidenti Donald Trump ka huazuar vokalin e tij për një këngë në ndihmë të mbështetësve që u burgosën për pjesëmarrje në trazirat e 6 janarit 2021 në Capitol Hill. Trump është zotuar se do t’u japë falje rebelëve nëse zgjidhet në vitin 2024.

E titulluar ‘Drejtësia për të gjithë’, kënga u publikua në Spotify, Apple Music dhe YouTube të enjten. Ajo ndërpritet në mes me Trump duke recituar dhe një grup të burgosurish që e quajnë veten ‘Kori i Burgut J6’ duke kënduar himnin.

Sipas Forbes, që raportoi për herë të parë historinë, të burgosurit kënduan pjesën e tyre të këngës përmes një telefoni nga izolimi në një burg në Uashington, DC. ndërsa Trump recitoi pjesën e tij nga rezidenca në Mar-a-Lago në Florida.

Të ardhurat nga kënga do shkojnë për familjet e të burgosurve për pjesëmarrje në trazira, me përjashtim të atyre që sulmuan oficerët e policisë.

Një turmë mbështetësish të Trumpit hynë në Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021, për të protestuar ndaj certifikimit të Kongresit për fitoren elektorale të Joe Biden nëntorin e kaluar.

Trump, i cili ende pohon se fitorja e Biden ishte e manipuluar, i tha turmës më herët atë ditë që të ‘luftojnë’ kundër certifikimit, por ta bëjnë këtë ‘në mënyrë paqësore dhe patriotike’.

Kënga në fjalë është censuruar nga Youtube pasi nuk mund të gjendet në platformë.