Vendosni fjalën kyçe....

Detyroi të mbesën të konsumojë drogë dhe më pas e ngacmoi seksualisht, arrestohet 31-vjeçari në Kavajë


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kavajë ku një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka detyruar mbesën e tij të konsumojë lëndë narkotike dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

31-vjeçari me iniciale K.L ishte dënuar më parë edhe për veprën penalë “Vjedhja”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmim seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge” të shtetasit:

K.L., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.