Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Fier-Ballsh, humb jetën një person


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Fier-Ballsh, në afërsi të vendit që njihet si “Ura e Ballshit”.

Viktimë ka mbetur një 16-vjeçar, që udhëtonte me motor, ndërsa është plagosur pasagjeri 18-vjeçar, teksa janë përplasur nga një makinë tip “Ford”.

Nga të dhënat e para, kalimtarë të rastit pohojnë për gazetarin Kuçi se trupi i viktimës është gjymtuar, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital me fraktura të rënda.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *