Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i Vetëvendosjes propozon ndryshim të Kushtetutës: Të njihet e drejta për bashkim me Shqipërinë


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, propozon që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës.

Duke iu referuar fjalimit të të dërguarit të Posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak, i cili është shprehur për Kushtetutën e Kosovës se ajo “nuk është Bibël dhe mund të ndryshohet”, Selimi thotë se meqë s’është e tillë Kosova ta ndryshojë Kushtetutën dhe të bashkohet me Shqipërinë.

“E vërtetë që Kushtetuta nuk është as Bibël as Kuran. Nëse duhet ta ndryshojmë atëherë të ndryshojmë nenin 1.3 për njohje të së drejtës për bashkim të Kosovës me Shqipërinë dhe jo për ta gjymtuar republikën tonë.

Zoti Hoti po të drejtohen si njeri i urtë. Keni urtësinë dhe bëni diçka që do të mbahet mend. Shkëputuni nga veprimet e mëhershme të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës të cilët herë bashkë e herë veç e veç, ia sollën Kosovës marrëveshjen e keqe për Asociacionin”, deklaroi ditën e djeshme deputeti Selimi nga foltorja e Kuvendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *