Vendosni fjalën kyçe....

Zvicra mundohet por Spanja shkon në gjysmëfinale pas penalltive


Lojtarët e Spanjës duke festuar pasi fituan gjuajtjet e penalltive | Foto: Maxim Shemetov / AFP / Getty Images

Spanja është e kualifikuara për në gjysmëfinale të Euro2020.

Nga pika e bardhë spanjollët por më së shumti portieri janë treguar të saktë përballë helvetëve.

Minutat e rregullta përfunduan në barazim 1-1 duke bërë që Zvicra të verë në vështirësi spanjollët edhe me 10 lojtarë që nga minuta e 77.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Busquets gaboi që në nisje por më pas zviceranët nuk u treguan të saktë duke humbur plot 3 herë me Schar, Akanji dhe Vargas. Për Spanjën humbi edhe Rodri.

Duket se këtë herë zviceranët nuk kanë pasur fat, pasi me të njëjtët në sfidën me Francën nuk gabuan asnjëherë përballë portierit.

Tashmë Spanja duhet të presë sfidën mes Italisë dhe Belgjikës për të mësuar kundërshtarin në gjysmëfinale.