Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim mbërrin në SPAK, sot prezantohen hetuesit e rinj të BKH-së


Ambasadorja amerikane Yuri Kim vetëm pak minuta më parë ka hyrë në ambientet e SPAK në Tiranë.

Mësohet se Kim hyri në ambientet e godinës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, për të prezantuar hetuesit e rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një njësi e ngritur posaçërisht me mbështetjen e SHBA-ve.

Kjo vjen vetëm një ditë pas vizitës së zyrtarit të lartë amerikan Philip Reeker në vendin tonë.

Reeker ishte dje në Tiranë ku zhvilloi takime me Kryeministrin Edi Rama, kreun e PD-së Lulzim Basha si dhe ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes.