Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali: Uroj që dielli i beharit ta kenë pjekur PD-në e Lulzimin, të bashkëpunojmë në shtator


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali foli për opozitën, duke i kërkuar bashkëpunim në shtator për reformat që kërkon të bëjë qeveria. Ajo nuk i kurseu as kunjat apo ironitë për opozitën.

 “Uroj që dielli i nxehtë i këtij behari ta kenë pjekur PD, Lulzimin dhe të tjerët dhe legjislaturën e re që nis në shtator shtatori të sjellë me vetë përveç debatit parlamentar edhe arsyen dhe guximin për të bashkëpunuar për reforma në respekt të qytetarëve që asaj partie i caktoi rolin e pazëvendësueshëm të opozitës.”- u shpreh Spiropali.

Ndërkohë, Spiropali shprehu vlerësim dhe falënderim për deputetët që zëvendësuan opozitën që braktisi parlamentin, duke pranuar mandatet e tyre.

“Punët e sesionit që kaloi marrin edhe një vlerë më të madhe duke marrë parasysh sifdat e paprecedenta, papjekurinë ulëritëse që opozita demonstroi me braktisjen e mandateve. Kjo sfidë e vuri Kuvendin dhe Shqipërinë në një situatë të paprecedentë. Një falënderim i takon grave dhe burrave të opozitës që morën mandatet e përfaqësimit, duke i bërë një shërbim të vyer Kushtetutës. Kush thotë ndryshe, nuk është dashamirës, por vetëm cinik dhe mendjengushtë që nga kjo punë nuk kupton, ose nga kjo punë paguhet.”- tha minitrja Spiropali.