Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Nuk kemi asnjë rast me variantin Delta në Shqipëri, por jemi në alert


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli sot në Kuvend, për situatën e deritanishme të pandemisë së Covid-19 në vendin tone, ku ka deklaruar se në Shqipëri ende nuk është konfirmuar asnjë rast me variantin Delta të cilit po i tremben të gjithë.

Por Manastirliu shtoi se duhet të jemi në alert për variantin e ri Delta, të zbuluar fillimisht në Indi për shkak se është më infektiv se variantet e tjera.

“Këto janë padyshim tregues shumë pozitivë të ecurisë së epidemisë në vend. Por ka një alert që ekspertët referojnë dhe doja ta sillja në vëmendjen e të gjithëve, është alerti për shkak të variantit të ri Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet e rajonit dhe nga OBSH vlerësohet si një variant i ri por që ka ngjallur shqetësim sepse është shumë më infektues se variantet e tjera që kanë qarkulluar deri më tani.

Aktualisht në laboratorët tanë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin e ri Delta por të gjitha strukturat e sistemit të survejancës janë vendosur në alert për kapjen e hershme të çdo rasti të dyshuar.”- deklaroi ministrja.