Vendosni fjalën kyçe....

Zëvendësohet ende pa marrë detyrën kreu i ri i IKMT-së Shkodër


Serdar Hoxha që duhet të merrte detyrën e kreut të IKMT-së në Shkodër pas dorëheqjes së Ilir Niklekajt, nuk është emëruar në këtë post.

Në vend të tij është komanduar Guri Seferi, i cili deri sot ka mbajtur detyrën e zv.drejtorit të IKMT-së për Shqipërinë.

Hoxha kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit dhe emërimi i tij në IKMT-në e Shkodrës solli reagimin e opozitës sipas së cilës, emërimi i tij faktonte koalicioni Rama-Doshi.