Vendosni fjalën kyçe....

Meta jep 10 fakte e argumente në një video: Në 2019-ën shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, kurrë më votime moniste


Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar lidhur me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për të marrë opinionin e Komisionit të Venecias, lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019.

Meta rendit 10 fakte dhe argumente në një video, ku shorehet se shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave.

Ai premton se kurrë më nuk do të ketë votime moniste në Shqipëri.

“Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.
Kurrë më votime moniste në Shqipëri!
Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo.”- shkruan Meta.

Në videon e publikuar nga Presidenti, thuhet se në zgjedhjet lokale të 2019-ës në 35 bashki u votua për një kandidat të vetëm dhe se në 57% të vendit nuk pati alternativë zgjedhjeje.

Meta thekson se për këto 35 bashki, nuk kishte zgjedhje por thjesht votime. Ai citon edhe disa nene nga Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut, që dënojnë votimet me një kandidat.