Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj i përgjigjet Valterit: S’jam kryepolici i Shqipërisë, unë jam veç për udhëheqjen politike


Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, i është përgjigjur deputetit Halit Valteri lidhur me akuzat e tij se ai kishte dijeni për vrasjen e prokurorit në Durrës.

“E kuptova në ndërhyrjen tuaj se ku ishte shqetësimi juaj. Besoj se u pa qartë se shqetësimi juaj ishte konkret për rastin e Durrësit dhe jo i përgjithshëm.

Dua t’ju them se unë si ministër nuk merrem me raste konkrete, sepse unë nuk jam kryepolicii Shqipërisë. Nuk bëj as hetime, nuk kqyr as kamera, nuk marr në pyetje njerëz. Nuk bëj asnjë gjë nga këto. Unë jam për udhëheqjen politike të Ministrisë së Brendshme.

Policia e Shtetit është një strukturë profesionale, ligjzbatuese, që i ka të përcaktuara detyrat, kompetencat e saj.

Pra më kërkoni të bëj dicka që jo vetëm nuk dua ta bëj, por smë lejon as ligji ta bëj. Sa i përket detajeve operacionale, duhet ta dini se përgjegjëse për çështjen është prokuroria. Ju duhet t’i paraqisni të gjitha provat që keni në Prokurori dhe t’i bëni një shërbim çështjes. Më mbetet të them që jam absolutisht i angazhuar për të kërkuar që policia të performojë. Shpreh keqardhje për familjen e djalit që vuan, pork jo punë zgjidhet nga organet e hetimit por jo nga ministri.” –thotë Lleshaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *