Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e Lear Kurtit, gazetarja Klodiana Lala zbardh raportin e Avokatit të Popullit: Ngjarja mund të ishte parandaluar


Avokati i Popullit ka nxjerrë raportin lidhur me vdekjen e të riut Lear Kurti më 19 tetor 2022.

Sipas raportit, që citohet nga BW, policia nuk ka ndërhyrë në kohë për të shmangur ngjarjen e rëndë.

Kurti ndërroi jetë pas shoqërimit nga policia në Komisariatin 3 në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24 pohoi se në raport thuhet se punonjësit e policisë kanë qenë të paqartë dhe nuk kanë marrë masa kur personi është ndjerë keq.

Duke iu referuar raportit, policët ishin të paqartë por dhe kontradiktorë se pse ishte shoqëruar ky shtetas.

Policia pohoi pas vdekjes së të riut se ai kishtë ndërruar jetë në Spitalin e Traumës ku ishte dërguar pasi ishte ndjerë keq ndërsa spitali e hodhi poshtë këtë gjë duke theksuar se Kurti kishte mbërritur në spital pa shenja jete.

Sipas prokurorisë vdekja e të riut kishte ardhur nga mbidozimi akut me lëndë narkotike pasi atij, sipas ekspertizës, i është gjetur në stomak një qese e çarë me gjurmë kokaine.

Ndërkohë e ëma dhe shoku i Kurtit kanë akuzuar policinë se e ka dhunuar të riun, gjë që sipas tyre ka çuar në vdekjen e tij.