Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet kanabis i kultivuar në Tropojë, shpallet në kërkim kultivuesi procedohen kryeplaku dhe inspektorët e pyjeve


Dy raste të kultivimit të kanabisit janë gjetur në Tropojë përkatësisht në fshatrat Salcë dhe Padesh.

Për sasinë e konstatuar të kanabis është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale M.D i dyshuar si kultivues.

Ndërsa janë proceduar penalisht, kryeplaku i fshatit Salcë dhe dy inspektorët e pyjeve.

Njoftimi i policisë:

Shpallet në kërkim 1 shtetas i dyshuar për kultivimin e disa bimëve narkotike, procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë.

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policore se mund të ketë tendencë për kultivim.

Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Salcë dhe në fshatin Padesh.

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit M. D., autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Padesh.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: M. D., banues në fshatin Salcë, me detyrë kryeplak i fshatit Salcë, A. Q., banues në fshatin Tetaj, me detyrë Inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në Bashkinë Tropojë, J. T., banues fshatin Buçaj, me detyrë Inspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe shtetasi M. Q., kryeplak i fshatit Buçaj.

Vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *