Vendosni fjalën kyçe....

“Kupa e Shqipërisë” në çiklizëm, policia bllokon disa akse në Korçë


Në datat 14 dhe 15 qershor 2021, Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Bashkinë Korçë, do të organizojnë “Kupën e Shqipërisë” ju do marin pjesë 12 ekipe shqiptare.

Në kuadër dhe mbështetje të këtij aktiviteti, Policia do bllokojë disa segmente në akset përgjatë të cilit do zhvillohet aktiviteti.

Ditën e hënë, ora 17:00, aksin rrugor Pogradec-Korçë, i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes.

Ditën e martë, ora 10:00, aksin rrugor Korçë-Maliq-Plasë-Korçë, i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *