Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në PD, voton Basha: Vlerat tona janë konkurrenca dhe debati, do përmbysim regjimin Rama-Doshi


Kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha ka votuar për zgjedhjet e brendshme në këtë parti.

Gjatë fjalës së tij të shkurtër për mediat pas votimit në selinë e zonës ku banon, Basha ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë proces.

Basha theksoi se PD-ja karakterizohet nga vlerat e konkurrencës shprehjes së lirë dhe debatit që sipas tij do çohet deri në fund përmbysja e regjimit Rama-Doshi.

Së pari dua të falënderoj mediat për mbulimin që po i bëjnë këtij procesi unik, dua të falënderoj demokratët anembanë Shqipërisë, kujdestarët e procesit, komisionerë, vëzhgues, në këtë proces unik, të vlerave tona, të vlerave të demokratëve, të zgjedhjet një anëtarë një votë të kryetarit të PD. Këto janë vlerat tona, vlerat e demokracisë, të shprehjes së lirë, konkurrencës, shprehjes së lirë dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshimin për Shqipërinë dhe shqiptarët, me këto vlera do ta çojmë deri në fund deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi”-tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *