Vendosni fjalën kyçe....

Basha ironizon keqazi Berishën e Bardhin: Po ç’bulevarde, mezi mbushin rrugicat…


Lulzim Basha ka ironizuar keqazi ish-kryeministrin Berisha e ish-bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Gazment Bardhi.

Ai tha se ata që duhet të mbushnin sheshet, mezi arrijnë të mbushin rrugica.

Basha shtoi se ata janë një grusht njerëzish që kanë vënë interesat personale mbi ato të vendit e qytetarëve dhe se nuk ngjallin shpresë, po zhgënjim.

“Një grusht njerëzish nën radhët e opozitës kanë vënë interesant e tyre personale mbi interesat e vendit e të qytetarëve dhe e kanë dobësuar rolin e opozitës. Në vend të ngjallë besim, ngjall zhgënjim. Në vend të mbushin bulevardet, më zor mbushin rrugicat. Ne nuk jemi pjesë e kësaj. Kemi hartuar një strategji dhe po bëjmë gjithçka sa na takon ne që PD mos të shkatërrojë ndjesinë e shpresës, por të ngrejë një të tillë.” – tha Basha.