Vendosni fjalën kyçe....

Rama kthehet nga Bullgaria për shkarkimin e Presidentit: Meta ka mbaruar punë, Shqipëria s’mund ta mbajë më në kurriz


Pas kthimit nga Bullgaria, kryeministri Edi Rama është paraqitur në mbledhjen e sotme plenare në Kuvend ku do të votohet për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Meta ka mbaruar punë, se Shqipëria dhe shqiptarët s’mund ta mbajnë më atë “në kurriz” dhe se tani e ka fjalën Parlamenti të flasë përmes votës.

“Ilir Meta ka tradhëtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ilir Meta e ka shembur institucionin e garantit të unitetit Kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta e ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me SHBA.

Ilir Meta ka zhgarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri.

Ilir Meta i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që iu janë dhënë bujarisht.

Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi  botës. Prandaj ky Parlament do ushtrojë asot vullnetin për ta shkarkuar nga detyra. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotshëm nuk mund të ketë më statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti.

Ilir Meta ka mbaruar punë dhe fjalët për të si president kanë mbaruar.

Tani të flasë parlamenti me votë.”- deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *