Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina mund të përdorë armët perëndimore kundër ‘territoreve që votuan të bashkohen me Rusinë në referendume false’ – Blinken


Uashingtoni nuk ka kundërshtime që Kievi të përdorë armët e marra nga Perëndimi për të goditur territoret që kanë vendosur të bashkohen me Rusinë, pasi SHBA i konsideron referendumit si të paligjshme e false, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

SHBA-ja e aleatët e saj e kanë furnizuar Ukrainën me një shumëllojshmëri armësh, duke përfshirë artileri të ndryshme e raketa.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij indian Dr. Subrahmanyam Jaishankar në Uashington, Blinken u pyet nëse SHBA-ja kishte ndonjë kundërshtim që Ukraina të përdorte ato armë për të sulmuar objektivat në Donetsk, Lugansk, Zaporozhye dhe Kherson, të cilat sapo përfunduan një votim për bashkimin me Rusinë.

“Ne kurrë nuk do e njohim aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia.” – u tha Blinken gazetarëve. “Ukraina ka të drejtën absolute për të mbrojtur veten në të gjithë territorin e saj, duke përfshirë marrjen e territorit që është kapur në mënyrë të paligjshme, në një mënyrë ose në një tjetër, nga Rusia. Dhe pajisjet, armët që ne dhe shumë vende të tjera po ofrojmë, janë përdorur në mënyrë shumë efektive deri tani.” – shtoi ai.