Vendosni fjalën kyçe....

Shkeljet në koncesionin e “Check Up-it”, Vokshi dorëzon prova të tjera në SPAK


Albana Vokshi, dorëzoi në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion një dosje me prova të reja, që sipas saj faktojnë shkeljet në koncesionin e “Check Up-it” në Shëndetësi.

Në një deklaratë për mediat, deputetja u shpreh se është e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të SPAK-ut, nëse do të duhet informacione shtesë për për këtë koncesion.

Vokshi kërkoi që institucioni i lartë i drejtësisë të mos jetë me dy standarde.

Kallëzimi për check up-in u dorëzua nga PD në vitin 2020, mbi dyshimet se është shpërdoruar detyra e kryer korrupsion dhe kishte në fokus dy funksionarët më të lartë të ministrisë së shëndetësisë dhe bashkë me ta edhe aksionerët e kompanive koncesionare.

Në kallëzim përmendet se vetëm për 2015-ën, kontrollin e kanë kryer 244.440 persona, por pagesa është kryer për 357 mijë persona që do të thotë se, vetëm për këtë fashë kohore, koncesionari është paguar për 110 mijë kontrolle të parealizuara.