Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet vajza e autorit të vrasjes së ish-dhëndrit në Tiranë, policia: Bashkëpunëtore në krimin ndaj ish-bashkëshortit


Policia ka njoftuar arrestimin e vajzës së autorit të vrasjes së Kudret Saliajt ditën e sotme.

Në pranga ka rënë 33-vjeçarja Dhurata Saliaj e cila akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e ish-bashëshortit të saj nga i ati, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Gjykatës së Tiranës.

Babai i 33-vjeçares, Mexhit Picari qëlloi për vdekje ish-dhëndrin e tij me 5 plumba në një lokal pranë gjykatës duke e lënë të vdekur. I plagosur në vendin e ngjarjes mbeti edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

Njoftimi

“Tiranë,

Vihet në pranga bashkëpuntorja e autorit të vrasjes së shtetasit K. S. dhe të plagosjes së shtetasit A. C.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për kapjen dhe arrestimin e autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në vazhdimësi të hetimeve të kryera nga grupi hetimor bënë të mundur arrestimin e shtetases:Dh.S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shtetasi M. P., 53 vjeç, i arrestuar po sot nga Policia dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen DH. S, ( vajzën e tij) janë autorë e ngjarjes se ndodhur, ku mbeti  i vrarë me armë zjarri shtetasi K. S. (ish-bashkëshorti i shtetases Dh.S) dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *