Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Serbi, Hashim Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultatin e tij


Pas rezultatit të zgjedhjeve në Serbi, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës, do të kenë tashmë 4 përfaqësues në Parlament, ka reaguar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Thaçi thotë se ky është rezultat i bashkimit të shqiptarëve, dhe e konsideron këtë si një shembull të mirë për të gjithë bashkëkombasit.

“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, shkruan Thaçi.

Sipas rezultateve paraprake, Alternativa Demokratike Shqiptare, ka fituar 0.9 për qind të votave në këtë proces zgjedhor.

Në këto zgjedhje, për herë të pare pesë parti shqiptare nga komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, garuan në një listë zgjedhore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *