Vendosni fjalën kyçe....

Ky është Kudret Saliaj, personi që u vra sot nga ish-vjehrri me 5 plumba (FOTO)


Personi në foto është Kudret Saliajt, personi i cili u vra mesditën e sotme me armë zjarri nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal pranë gjykatës së Tiranës, ku Kudret Saliaj po pinte kafe me avokatin Adriatik Cama i cili mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë.

Mexhit Picari, një ish-polic burgu hyri në lokal duke i zënë në befasi Saliajn dhe avokatin Cama.

Kudret Saliaj

Kjo ndodhi vjen pas sherreve të vazhdueshme për divorcin dhe kujdestarinë e fëmijëve, pasi Kudret Saliaj kishte hapur procesin gjyqësor për t’u ndarë nga gruaja e tij Dhurata me të cilin kanë edhe 3 fëmijë.

Saliaj e kishte bërë kërkesën për zgjidhje të martesës pranë gjykatës, që në tetor të vitit 2020. Kjo pas pretendimeve të tij për tradhëti nga ana e gruas. Ndërsa ajo pretendon se Saliaj e ka larguar gruan me dhunë nga shtëpia pas këtyre pretendimeve dhe nuk e ka lejuar të takojë tre fëmijët.

Konflikti brenda familjes u tensionua akoma më shumë kur ndaj Dhuratës u bë një denoncim në polici. Ajo akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj dhe mbesës së burrit, si dhe të kishte kërcënuar vjehrrën.

Pas këtij kallëzimi, Dhurata Saliaj u arrestua më datë 3 Tetor për dhunë në familje. Pasi u arrestua, Dhurata doli përpara Gjykatës së Tiranës dhe trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *