Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet dëshmia e Mexhit Picarit në polici: Armën e mbaja se Saliaj më kërcënonte, sot e qëllova pasi më ofendoi vajzën


Mexhit Picari, personi që akuzohet se qëlloi për vdekje ish-dhëndrin e tij ka deklaruar në polici se armën e mbante me vete për vetëmbrojtje, pasi ndihej i kërcënuar nga Kudret Saliaj.

Sipas dëshmisë së publikuar nga BË, Picari, një ish-polic burgjesh ka thënë se viktima e kërcënonte herë pas herë. Picari ka thënë se ka qenë sot në gjykatë për të shoqëruar të bijën por Saliaj u është afruar dhe i ka fyer. Pas kësaj ai e ka qëlluar.

“Me Kudretin kishim konflikte te vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli në shtëpi pa e lejuar të shohë fëmijët ai ka vijuar të na kërcënojë dhe ofendojë. Ka ardhur tek shtëpia dhe tek biznesi disa herë. Për shkak të kërcënimeve unë mbaja armën me vete. Sot kam shkuar të shoqëroja vajzën për në gjykatë sepse kishte seancën. Aty u perballa me Kudretin. Ai ofendoi vajzën time dhe unë e qëllova. Pas krimit kam hedhur armën dhe jam larguar drejt Unazës së Re në shtëpinë e motrës.” – ka thënë Picari.

Ky i fundit e qëlloi me 5 plumba ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj duke e lënë të vdekur, ndërsa i plagosur mbeti edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Ngjarja ndodhi në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, pas seancës gjyqësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *