Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Do e shumëfishoj veprimtarinë politike, Soros duhet dënuar për krime kundër njerëzimit


Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politika por do e shumëfishojë veprimtarinë e tij në parlament e politikë.

I pyetur nga gazetari nëse Basha ishte i gëzuar nga shpallja ‘non grata’ e tij, Berisha tha se nuk ka asnjë aludim lidhur me këtë gjë.

Ish-kryeministri e akuzoi miliarderin hungarezo-amerikan Soros se shkatërroi Tajlandën, ndërsa tha se ai duhej dënuar për krime kundër njerëzimit.

“Jo vetëm që nuk do largohem nga politike po do i shumëfishoj vepimtarinë time si deputet më shumë si kurrë më parë. Unë besoja se do i fitonim zgjedhjet. Do përdor të gjithë forcën e parlamentit dhe energjinë time që tre herë më shumë do mbroj ato që kam mbrojtur. Do e paguajë Sali Berisha, është një kontribut i përbashkët. Po qe se avokati do ta bëjë publike atëherë do e bëj. Unë jam i detyruar ta deklaroj në ILDKP. Në mënyrë absolute nuk kam asnjë aludim nëse Basha është i gëzuar nga vendimi i DASH-it.Kur kam lexuar dramën e jashtëzakonshme që i ka shkaktuar kombit tajlandez. Tajlandezët kanë humbur rreth 60 miliardë dollarë. Soros është gjeni në spekulim. Ai e shkatërroi atë komb, mijëra veta vranë veten, miliona tajlandezë u zhytën në borxhe e varfëri ekstreme. Soros duhet dënuar për krime kundër njerëzimit për atë që i bëri Tajlandës.” – tha Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *